Udhëheqësi malor Sadik Abdyrahimi, na e rrëfen përvojën e tij në Hokaido-Japoni
Sadik Abdyrahimi nga Tetova, është një ndër udhëheqësit malor më të njohur në Maqedoninë e Veriut, apo thënë ndryshe guid dimërore që shkeli tokën e Japonisë, si guitë.
Për të qenë udhëheqës guidë dimëore duhet të kalosh shumë sfida duke nisur nga guidat verore që zakonisht përfshin terren pak më të buta sepse bëhet fjalë për kohën kur është verë dhe më pas kalon në terrenet malore. Sadiku është I licencuar dhe ka të drejtën të udhëheq grupe të skijimit në çdo terren malor pavarësisht vendit dhe kohës,. Abdirahimi përvojën më të madhe e ka fituar vitin që shkoi si guidë malore në Japoni në ishullin Hokaido respektivisht në Iëanai-gun.
Në terren me shumë borë me një lartësi mbidetare prej 800 metër. Aventurën në Japoni ekskluzivisht për PresKlub, na e rrëfen Sadik Abdyrahimi. Japonia, konkretisht Hokkaido, ka qenë një ëndërr këtë dimër të cilën e bëra realitet, dy muaj përkushtim në ski si guidë dhe shumë punë bashkë me të gjitha sakrificat kaluan aq shpejt si dy pista skijimi nga Dairoku. Nuk ishte vetëm mali, por edhe njerëzit që njihja e bënë këtë udhëtim edhe më të veçantë, falë të gjithëve pjesëmarrësve. Pasi fitova të drejtën që të shkojë në Japoni si guidë nisa të gjurmojë për Japoninë, për ishullin Hokaido pasi duhej të nisem në një vend të panjohur dhe shumë të largët për ne, dhe përgjegjësia ishte shumë e madhe sepse nën përkujdesjen time ishin dy skuadra skiatorësh nnjëra nga Kina dhe tjetra nga SHBA.
Është shumë sfiduese tha për “PresKlub”, Sadik Abdyrahimi udhëheqës malor-guidë, sepse ke të bësh me një vend ku kultura, tradita dhe rendi janë shumë më ndryshe nga vendi jonë ose në përgjithësi nga Evropa. Itinerari i parë ishte nga Shkupi-drejt Stambollit dhe më pas drejt Tokyos, një udhëtim që zgjati 11 orë. Nga Tokyo do të duhej të nisem drejt Hokaidos Ishulli Hokaido pozicionohet në fundin verior të Japonisë, në afërsi të Rusisë, dhe laget nga Deti i Japonisë, Deti Okhotsk, dhe Oqeani Paqësor.
Pasi mbërritëm në ishull u takuam me grupet e skijimit dhe udhëheqësit vendor për të diskutuar detajet dhe vendin ku do të qëndronim. Jemi vendosur në disa shtëpi në Iëana-gun jo shumë larg vendit të skijmit, shtëpi tipike japoneze me një pamje shumë të bukur, shtëpi të cilat ishin karakteristike sepse të gjitha kishin nga një derë në kulm, e cila shërbente në rastet kur bora shkonte disa metra larg dhe banorët e kishin më të lehtë për të dalë nga shtëpia. Kultura japoneze I tejkalonte të gjitha pritshmërisë. Nuk mund të shihej në rrugët e Japonisë ndonjë njeri që nuk të përshëndeste e mos të flasim për banorët lokal me të cilët tashmë ishin bërë edhe miq. Na rrëfenin për historinë, kulturën dhe traditat e tyre të cilat i ruajnë edhe sot me fanatizëm të paparë. Ata të konsideronin si vendas, të udhëzonin dhe të ndihmonin në çdo moment. Pas gjithë informacioneve, takimeve me vendasit në Hokaido detyra ime ishte që të udhëheq grupin e skiatorëve nga Kina dhe SHBA, një punë e vështirë për shkak të terrenit të panjohur dhe mjaft të butë. Nuk ishte një terren I vështirë sepse lartësia mbidetare është vetëm 800 metër, por kishim të bënim me një terren ku trashësia e borës është shumë e lartë. Ky vend njihet në botë se Iëana –gun me borën më të butë në botë. Pra sasia e borës është shumë e lartë ndërsa temperaturat shkonin deri në minus 35. Kishte ditë që kemi vazhduar stërvitjet nën temperature -35, por për ne si sportistët nuk ishte e vështirë psi ishim të pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme.
Terrene të skijimit kishte shumë kurse numri i turistëve mbetej i paimagjinueshëm nga të gjitha shtetet e botës. Për mua përvoja në Japoni do të mbetet në kujtesën time gjatë gjithë jetës. Është një ndjenjë dhe mësim që nuk mund të fitohet assesi, ndoshta e pamundur, por dëshira, motivimi dhe puna ime e ndihmuar nga fati bënë që unë të jem në ishullin Hokaido. Duke folur për Hokaidon I kthehemi Tetovës, respektivisht Kodrës së Diellit, për të cilën pothuajse të gjithë e dimë se në çfarë gjendje është. Nuk mund të krahasojmë këto dy qendra të skijimit sepse janë shumë larg njëra tjetrës na thotë ai.
Pas kthimit unë vazhdoj me aktivitetet këtu në Maqedoninë e Veriut, tha për “presklub”, Sadik Abdyrahimi. Vikend i mrekullueshëm me bjeshkatarë të përgatitur që bashkërisht ngjitëm majën e Ortegut dhe patëm mundësinë që të shijojmë pamjet madhështore që kjo majë ofron! 20 bjeshkatarë marshuan këtë mrekulli, me pamje mjaft të bukura që të magjepsin në çdo stinë, kurse në rrugën e kthimit patëm kënaqësinë të shijojmë edhe shiun veror që na shoqëroi gati deri në Kodrën e Diellit.