Në kushtet kur gjyqësori është nën ndikimin e plotë të politikës, kur emërimet bëhen me direktiva partiake, duke punësuar edhe familjarë në pozita kyce të gjyqësisë, vetingu konsiderohet më shumë se një masë morale për të manipuluar opinionin dhe për të ligjësuar me fortë “Kullën e fildisht” të korrupsionit.
Me këtë strukturë të korruptuar të sistemit gjyqësorë në Maqedoninë e Veriut, pjesa më e madhe të shoqërive civile, ndajnë mendimin se thirrjet e vazhdueshme për vetin nuk janë asgje tjetër vetëm se një manipulim politik dhe populizëm.
Nga koalicioni për Gjyqësi të Drejtë, thonë se vetingu duhet të fillojë menjëherë nga gjyqtarët dhe prokurorët.
“Kanë mundësinë të bëjnë mini-veting në gjyqësi pikërisht tani kur sektori civil kërkonë që Këshilli Gjyqësorë të jap dorëheqje”, thotë Darko Avramovski, nga Koalicioni për Gjyqësi të Drejtë”