Përurohet platforma “Çairi Vendos”, Komuna e Çairit forcon edhe më shumë bashkëpunimin me qytetarët e saj

Lajme Maqedoni
 “Çairi vendos”, titullohet platforma që u përurua sot dhe që ka qëllim të jetë urë lidhëse mes qytetarëve dhe Komunës së Çairit, duke ju ofruar mundësinë që përmes debateve, ideve dhe propozim-projekteve qytetarët të bëhen pjesë e vendim-marrjes.

Platforma online “Çairi Vendos” është një produkt i përbashkët nga Shoqata për avancimin e demokracisë – Democracy Lab dhe Komuna e Çairit, me mbështetje financiare nga Ambasada e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë  të platformës, kryetari i Çairit, Visar Ganiu potencoi se për komunën që ai drejton është nderë i veçantë që është pjesë e një projekti të këtillë.

“Për Komunën tonë është nderë i veçantë që sot po e promovojmë Platformën për pjesëmarrje qytetare Çairi Vendos, që ka për qëllim të forcojë lidhjen dhe bashkëpunimin mes komunës dhe qytetarëve, sepse qytetarët i kemi patur dhe vazhdojmë ti kemi partnerin e vërtetë në zhvillimin e komunës sonë. Dhe pikërisht kjo Platformë do të realizohet duke iu dhënë mundësinë qytetarëve të japin idetë dhe propozimet e tyre për zgjidhje të problemeve urbane dhe publike”, tha Ganiu.
 “Çairi Vendos” niset nga ideja që qytetarët janë ata që më si miri dinë se çfarë vendbanimi duan të kenë, si i mendojnë hapësirat e gjelbra publike rekreative, ku dhe si do të kalojnë kohën, çfarë shohin si problem më të madh për tu zgjedhur dhe si mund i njëjti të zgjidhet.
“Pra qytetarët do të kenë zë jo vetëm për atë që mungon në vendbanimin e tyre, për atë se çfarë nuk është në rregull, por zë dhe pjesëmarrje në zgjedhjen a atyre problemeve, me ide që do të burojnë nga vet ata. Kjo platformë do të mundësojë dhe do të rrit legjitimitetin e institucioneve, vendosjen e qytetarëve në rend të parë dhe kërkesat dhe idetë e tyre, si dhe forcimin dhe thellimin e demokracisë në vend. Demokracisë si vlerë dhe si një sistem më i mirë i qeverisjes që Maqedonia e Veriut aspiron të ketë”, tha Ganiu.
Ai përkujtoi se meqenëse jetojmë në kohën e teknologjisë dhe inovacioneve, “Çairi Vendos” është platformë që do të ndryshojë mënyrën e komunikimit nga ajo tradicionalja dhe burokratikja, në atë të shpejtë, të drejtpërdrejtë dhe inovative.
“Mbase qytetarët edhe shumë më mirë do të mund të njoftohen me sektorët komunal të dinë ku adresohen problematikat, nga vijnë zgjidhjet e atyre problematikave e kështu me radhë”, tha kreu i Çairit.
Platformën “Çairi Vendos” e promovuan bashkë kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu , Augusta Philbin, Zëvendës shefe e Sektorit për Marrëdhënie me Publikun Ambasada e SHBA-së, Sefer Selimi, Drejtor Ekzekutiv i Democracy Lab, përfaqësues të administratës publike dhe qytetarë të Çairit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *