Kasami: Deklaratat e Ahmetit janë manipulime dhe gënjeshtra,Merko dhe nipat e Ahmetit te hetoen

Lajme Maqedoni

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami përmes një konference për media ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit në skenën politike vendore.

Kasami i ka quajtur “muhabete bajate” deklarimet e fundit të kreut të BDI-së për hetime të funksionarëve partiakë.

“Sikur nuk i mjaftoi hetimi që bënë miqtë tanë amerikan dhe nxjerrja në pah e keqpërdorimeve të Ramiz Merkos, Ali Ahmeti na mbajti ligjërata edhe dje, duke thënë se, Merkoja duhet të hetohet nga prokuroria. Dhe sikur edhe kjo të mos mjaftonte, Ahmeti e tha të njëjtën gjë edhe për nipin e tij Drin Ahmetin i cili na u bë milioner brenda natës, por se dinte i ngrati se si ndodhi kjo. Thjesht dikush i paska bë dhuratë”, deklaroi Kasami.

Sipas Kasamit, këto deklarata të Ahmetit janë manipulime dhe gënjeshtra, ndërsa hodhi dyshime për kredibilitetin e organeve të drejtësisë. Kasami i ka parashtruar një sërë pyetjesh Ahmetit në lidhje me organet e drejtësisë, që do të duhej t’i kryenin hetimet ndaj funksionarëve të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *