“Ishte e gjitha e jashtëzakonshme”/ Clinton largohet nga Shqipëria: Emri tjetër i Nju Jorkut është West Albania

Lajme Maqedoni

Ish-Presidenti i SHBA-së është larguar nga Shqipëria ditën e sotme pas vizitës dy ditore në kryeqytet.

Largimin e Clinton e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama i cili ka cituar fjalët e ish-presidentit para se të largohej.

Sipas Ramës Clinton është shprehur se kjo vizitë ishte e jashtëzakonshme dhe se do të largohet duke menduar se emri tjetër i Nju Jorkut është West Albania.

“Ishte e gjitha e jashtëzakonshme! Nuk do doja të ikja sot dhe po iki duke menduar se emri tjetër i Nju Jorkut është West Albania” – Bill Clinton

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *