Biznese milionshe të nipit të Ali Ahmetit, VMRO me dokumente dhe akuza për biznese të shtrira të Drin Ahmetit

Lajme Maqedoni

Brifingjet e VMRO-DPMN-së, shënjestrojnë cdo ditë nipin e Ali Ahmetit, Drin Ahmeti , në afera biznesi.

Sipas depitetit të VMRO-së, Dragan Kovacki i cili në konferencën e sotme për media, prezantoi edhe dokumente, Drin Ahmeti me firmën që ka blerë kompleksin Soravija, punon në korridorin 8 dhe në rrugë të tjera ku fshihet si nën realizues.

“Në dokumentet që kanë aedhur tek ne dhe që janë analiza të bankave të firmave të Ahmetit thuhet se, “Top Industries” është formuar në 2020 që të marrë pjesë në projektet e mëdha ndërtimorë që planifikohen në Maqedoninë e Veriut”, thotë Kovacki.

Sipas tij, Drin Ahmeti me “Top Industries” dhe bashkë edhe me një firmë tjetër nga Zajazi është inkuadruar në ndërtimin e korridorit 8. Kontrata që e kanë të dy firmat arrin vlerën 1.3 milion euro, për punë ndërtimore dh punë të tjera,

Kovacki, thotë kur shumë firma mezi ekzistojnë, firma e Drin Ahmetit është partneri më I pëlqyer të shumë firmave. Ai pyet nëse pas kësaj fshihet Ali Ahmeti dhe nëse ka tregti me ndikimin?

Kovacki, në këto biznese nga të cilët ka përfitime milionshe, Prokuroria Publike nuk duhet të qëndrojë e heshtur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *