Skuadra e volejbollit, Liria nga Zherovjani i Tetovës u rendit e pesta në sezonin e kaluar në ligën e parë të Maqedonisë së Veriut. Menaxhmenti i tyre respektivisht Sadik Ferati, trajner është ambicioz dhe sezonin e ardhshëm planifikon të bëjë të paktën një hap përpara kur bëhet fjalë për renditjen. Siç na bëjnë me dije Ferati për Pres Klub, lista e lojtarëve në klub është ruajtur plotësisht dhe gjatë ditëve në vijim pritet të sjellë dy përforcime vërtet cilësore. Bëhet fjalë për një lojtar vendas dhe një të huaj. “Qëllimi ynë është të shkojmë një hap më tej. Kjo do të thotë se vitin e ardhshëm do të dëshironim të kapnim vendin e katërt për të siguruar Plej OF. Vlerësohet se duhet të sjellim një ngritës dhe qendër cilësore. Jemi shumë pranë një marrëveshjeje na tha Ferati. Për arsye të kuptueshme, emrat e tyre do t’i ruajmë edhe për disa ditë. Ajo që mund të them është se jemi afër arritjes së një marrëveshjeje. Nëse realizohet, loja jonë do të ngrihet në një nivel edhe më të lartë” – tha për “PresKlub” trajneri i skuadrës së volejbollit “Liria” Sadik Ferati.