Lufta politike mes partive politike që dy dekada me rradhë përbejnë qeverisjen e vendit, duke u rrotulluar përqarke dikastereve që ja vlenin me projektet ku mund të shkërmoqet gjithcka, ka hyre në një fazë të akzuave të ndërsjella se kush vodhi më shumë para nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
Për një qytetarë të thjeshtë termi korrupsion është bërë një sintagmë identifikuese e poltikës, gati edhe termin vlerësues për zotësinë e përfaqësueve politik se deri ku kanë arritur më pasurinë e tyre.
LSDM-ja, shfaqi idniciet e para se duhej kaluar në kundërofanziv ndajë VMRO-DPMNE, për të dalë nga disfavori I ndieshëm politik ndaj kësaj partie.
Nga qëndrimi në sirtarë I dosjeve korruptive të VMRO-DPMNE-së, u kalua në intervenim të drejtëpërdrejt, duke arrestuar disa përsona që lidhen me larrje parash dhe keqpërdorim të pozitave zyrtare, për një shumë prej 57 milon eurosh, për 11 statuja në projektin “Shkupi-2014”, ata thonë se kjo është vetëm një segment I keqpërdorimeve.
Rasti”Feniks” ku janë akuzuar shumë persona për larje parash, hidhet poshtë me lehtësi nga Lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.
Këto akuza ia I konsideron si një teatër të LSDM-së, ndonëse shfaqja korruptive në këtë teatër është e qartë për të gjithë.
Mickovski konsideron se LSDM-ja, tenton të defokusojë opinionin nga kriminaliteti i qeverisë aktuale dhe goditjes që I bëhet identitetit maqedonas.
Edhe aty ku pritej të ketë një sens mirëkuptimi dhe qasje më serioze për paratë e keqpërdoruar të qytetarëve, u tregua se sa do që të jetë I lartë keqpërdorimi, partitë politike janë të gatshëm të ballafaqohen me sfidat e drejtësisë dhe të hedhin plur syve opinionit.