Këshilli ekonomik-social në takim të ri për rrogat në sektorin publik

Lajme Maqedoni

 Këshilli ekonomik-social sot në mbledhje duhet t’i vazhdojë bisedimet për rritje të rrogave në sektorin publik, pasi që javën e kaluar u dakordua që Qeveria të bëjë simulime të reja për përllogaritje të rrogave në pajtim me propozimet e sindikatave.

Në mbledhjen e fundit u prezantua Metodologjia për rritje të rrogave në sektorin publik me të cilën propozohet periudhë e re tranzitore prej vitit 2023 deri në vitin 2025, përkatësisht rritje të rrogave në periudhë prej 2,5 viteve.

Sindikatat, ndërkaq vlerësuan se ka zhvendosje nga “pika e vdekur”, por se nuk heqin dorë nga kërkesat sepse për ta nuk është e pranuehsme ajo që është ofruar.

Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov, ndërkaq deklaroi se më së paku që për momentin për ta është e pranueshme është harmonizimi i rrogave me veprimtaritë e tyre edhe në sektorin publik, për 12,55 për qind, përkatësisht për aq sa në mars të këtij viti u rrit rroga minimale.

Lidhur me modelin për përllogaritje të propozimit të sindikatave është rroga minimale e shumëuar me koeficientin e kompleksitetit të vendeve të punës, ndërkaq e Qeverisë është rroga mesatare e shumëzuar me koeficient adekuat të kompleksitetit, që, sipas Nedellkovit, “do të thotë janë këtu diku”.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi gjatë fundjavës që shkoi, në brifing me mediumet tha se po shkphet drejt zgjidhjes, duke cekur se është kyçe që ajo do të jetë sistematike, por se është me rëndësi të definohen rrogat dhe periudha tranzitore.

“Jemi në komunikim intensiv. do të takohemi të hënën, ndoshta edhe njëherë gjatë javës. Po shkojmë drejt zgjidhjes. Kemi platformë në të cilën bisedojmë. Parimisht, jemi të dakorduar, shkojmë drejt asaj si ta dizajnojmë pakon dhe kyçe është të ketë zgjidhje sistematike në Marrëveshjen e përgjithshme kolektive dhe të definohet dinamika e rrogave. Do të ketë sistem të unifikuar. Tani ka metoda të ndryshme, modele të ndryshme, i fundit është rroga minimale plus pikët. Kishte mendime edhe tek ata nëse të jetë rroga minimale apo rroga mesatare, më shumë ishin për atë mesatare. Për ne ishte si kërkon Sindikata ashti ta adaptojmë modelin. E fundit që është biseduar, është me rrogën mesatare dhe na duhet periudhë e tranzicionit për hyrje në atë sistem. Koeficient me rrogë mesatare dhe periudhë të tranzicionit”, tha Besimi në brifingun me gazetarë.

Nga institucionet shtetërore, grevë të përgjithshme paralajmëruan të punësuarit në Drejtorinë për të ardhura publike të cilët kërkojnë rritje të rrogave për 30 për qind, që mund të realizohet me marrëvehsje të re kolektive për të cilën duhet të marrin dakordim për nënshkrim nga Ministria e Financave. javën e kaluar filluan bisedime të kryesisë së DAP-it dhe sindikatës me pajtues, me qëllim që të gjindet zgjidhje. ab/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *