Kasami takon fituesin e medlajes së artë ne Berlin, Agron Hajredinin

Lajme Maqedoni

Bashkë me kryetarin e këshillit të komunës së Tetovës, Besar Durmishi dhe udhëheqësin e njësisë për sport Muhamet Avziu, sot në zyrë mirëprita fituesin e medaljes së artë në lojërat Speciale Olimpike në Berlin 2023, Agron Hajredini në kategorinë “Kërcim në largësi nga vendi” i shoqëruar nga trajneri  Efraim Luta dhe Elmedin Mustafa ka shkruar ne profilin e tij ne Facebook, Bilall Kasami kryetar i Tetovës. Hajredini përndryshe është i punësuar në Komunën tonë dhe e falënderojmë që na ka prezantuar denjësisht në garat ndërkombëtare. Suksesi i Hajredinit në Berlin të Gjermanisë ka thyer të gjitha barrierat duke dëshmuar se të gjithë jemi të barabartë dhe sporti nuk njeh asnjë kufizim.  Komuna e Tetovës në vazhdimësi ka mbështetur sportin dhe sportistët të cilët denjësisht na prezantojnë neve si qytet në arenën ndërkombëtar dhe kjo mbështetje do të vazhdojë në investimet në sport dhe në aktivitetet sportive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *