Kasami paraljmëron investime në fshatrat e Malësisë së Tetovës

Lajme Maqedoni

Kryetari I Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka zhvilluar një takim me banorët e disa fshatrave të Malësisë së Tetovës.

Ai ka paraljmëruar investime ne fshatin Brodec, Gajre dhe Lise.

Sipas tij në Lisec, pasi përfunduam procedurat tekniko-administrative tani është gati për të asfaltuar rrugën kryesore, e cila do të fillojë brenda 10 ditëve.

“Në Malësinë e Tetovës për të diskutuar rreth projekteve dhe planeve që kemi për fshatrat e malësisë. Në Brodec dhe Gajre u zotuam se shumë shpejtë do të intervenojmë në disa pjesë për të përmirësuar infrastrukturën e fshatrave. Në Lisec, pasi përfunduam procedurat tekniko-administrative jemi gati për të asfaltuar rrugën kryesore, e cila do të fillojë brenda 10 ditëve”, shkruan Bilall Kasami.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *