Edi Rama: Clinton, presidenti më shqiptar që mund të gjenim në Amerikë. Përcaktoi historinë e Kosovës dhe gjithë rajonit

Bota Lajme

Në fjalën e tij në ceremoninë që po zhvillohet përpara Kryeministrisë, në nder të ish-presidentit Bill Clinton, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, mes të tjerash tha se “Shqipëria është vendi më pro amerikan që mund të gjendet sot” dhe se vetë Clinton është “presidenti më shqiptar që ne mund të gjenim ndonjëherë në Amerikë”.

I dashur zoti president, ne në Shqipëri nuk merremi i vesh lehtë me njëri-tjetrin. E kemi të vështirë të bëhemi bashkë nëse një armik i përbashkët nuk na detyron. Por unë nuk besoj se në ndonjë vend të tjetër të botës, ju do të gjeni dot një konsensus më të madh sesa në Shqipëri, dje sot dhe gjithmonë. E them këtë me bindje. Shqipëria, jam i lumtur t’jua them, është sot e gjithë ditës pro frymës së metodës Clinton. Natyrisht Shqipëria është vendi më pro amerikan që mund të gjendet sot, përfshirë e krahasuar me Texas. Por ju jeni presidenti më shqiptar që ne mund të gjenim ndonjëherë në Amerikë dhe me respektin më të madh për të gjithë presidentët e vendit tuaj të bekuar, vendi juaj në zemrën e kombit tonë është aty ku qëndron miku më i madh i nderit”.

Kryeministri i vendit Edi Rama e ka nisur me emocion të veçantë fjalimin për ish-Presidentin amerikan Bill Clinton. Ai theksoi se Clinton është i njohur si një ndër oratorët më magjepsës të historisë së botës, e se personalisht për të ka shërbyer si një model i veçantë me fjalimet e tij.

Kreu i qeverisë nuk la pa përmendur dhe kontributin e madh të Bill Clinton në çlirimin e Kosovës duke e cilësuar fjalimin e 24 Marsit të vitit 1999 si një gur përcaktues në historinë e gjithë rajonit.

“Fort i nderuari dhe shumë i dashuri Presidenti Clinton, nuk ka qenë kurrë me e vështirë për mua sesa të përgatisem të flas dhe pastaj dhe të flas, tani këtu duke e ditur se pas meje do ta marrë fjalën një njeri të cilit qysh përpara se sa të hyja në jetën politike ia kam parë, dëgjuar, lexuar fjalimet për shijen e jashtëzakonshme të udhëtimit drejt një bote më të mirë. Në kërkimin e paqes, prosperitetit e dashurisë mes njerëzve ku rruga është vetë qëllimi i të gjitha përpjekjeve e më pas jo vetëm ia kam riparë e rilexuar ato që ka thënë, por edhe studiuar se si i ka thënë, për të mësuar jo vetëm nga përmbajtja, por edhe artin e tij të pashembullt të komunikimit. Duke i admiruar atë që as nuk mësohet dot e as nuk tregohet dot, empatinë magjepsëse që e bën një ndër oratorët më të mahnitshëm që ka njohur historia. Më lejoni t’ia nis si çdo nxënës, që nga shpallja e tij si President, ai predikon fuqinë e drejtësisë te lamtumira në janarin e vitit 2001, ku na këshillon këmbënguljen deri në fund, nga fjala e memorialit në Oklahoma ku na tregon se rruga e pajtimit është e vetmja, te fjala e memorialit të Presidentit Rusvelt ku na ushqen kurajon përballë çdo pengese, te mbështetja e kandidatit kundërshtar në vitin 2008 ku na mëson zotnillëkun dhe solidaritetin e kështu vazhdimisht përmes qindra fjalimesh, njëri më i bukur se tjetri sepse ai bënte atë që thoshte, ai ia rrëmbeu zemrën Amerikës dhe frymëzoi Evropën e botën mbarë!

AI luajti një rol themelor në një botë besimhumbur te ideologjia dhe rrezatoi aq shumë edhe mbi ne këtu në Shqipërinë e vogël sepse ishte një rrugë xhenuine. Metoda Clinton e vendos fokusin te përgjegjësia qytetare sesa te partizanllëku politik. Rruga e drejtë ishte si uji në shkretëtire dhe sedra nuk më lë mos t’ua them zoti President se sot e gjithë ditën ku një parti e rrugës së tretë vazhdon e qeveris prej vitesh përmes reformash e fitoresh spektakolare. Ai mori vendimin historik për çlirimin e Kosovës dhe çeljen e një epoke të re për këtë lagje të njohur si fuqia e barutit të botës e njohur me emrin Ballkan. Ne e kemi njohur forcën rrëqethëse të fjalës së Clinton në mbrëmjen e 24 marsit të 1999, ai fjalim përveçse një perlë në vetvete është për historinë e Kosovës dhe gjithë rajonin, një gur përcaktues”, u shpreh Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *