Marrëveshje Partneriteti midis Maqedonisë së Veriut dhe BE në programin “Evropa Digjitale

Lajme Maqedoni

Në Bruksel u nënshkrua Marrëveshja e Partneritetit midis Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian në programin “Evropa Digjitale(2012-2027)”.

Marrëveshja u firmos nga ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu dhe përfaqësuesit të Komisionit Evropian.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes, ministri Aliu falënderoi BE-në për mbështetjen që i ka dhënë vendit tonë:

“Sot partnerët tanë, që na kanë qëndruar në krah gjatë revolucionit digjital dhe reformave sfiduese e kanë vlerësuar  angazhimin e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, për këtë arritje të shënuar, tranformimin digjital që ka sjell transparencë në administratën publike përmes digjitalizimit të shërbimeve publike.

Qeveria jonë mbetet e vendosur për të vijuar transformimin digjital me kërkesat dhe parametrat e BE.

Kjo marrëveshje e rëndësishme tregon angazhimin e Maqedonisë së Veriut në përparimin e infrastrukturës digjitale dhe pranimin e mundësive të epokës digjitale.

Programi i ‘Evropës Digjitale’ do të ofrojë fonde strategjike për t’iu përgjigjur këtyre sfidave, duke mbështetur projekte në pesë fusha kyçe të kapaciteteve: në superkompjutor, inteligjencë artificiale, siguri kibernetike, aftësi të avancuara digjitale dhe sigurimin e një përdorimi të gjerë të teknologjive digjitale në të gjithë ekonominë dhe shoqërinë, duke përfshirë Qendrat e Inovacionit Digjital”- deklaroi ministri Aliu.

Përndryshe, ministri Azir Aliu është duke qëndruar në një vizitë zyrtare tre ditore në Bruksel ku ka realizuar një sërë takimesh të rëndësishme.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *