Institucionet të kontrollojnë gjetjet për të gjitha bazat, pse Ramiz Merko u fut në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është e pakuptueshme se si hetuesit nga SHBA kanë pasur informacione për diçka që ka ndodhur këtu, ndërsa institucionet përgjegjëse në vendin tonë jo, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në seancën për pyetje të deputetëve, duke iu përgjigjur deputetit Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE, i cili pyeti nëse kryeministri do të kërkonte dorëheqjen e kryetarit të Strugës.