Fraksioni i BDI-së: Dënojmë ashpër kontestimin e emrave shqip të rrugëve në Komunën e Butelit!

Lajme Maqedoni

Fraksioni i BDI-së shpreh indinjatën e thellë nga vendimi i Komunës së Butelit, për kthimin e emrave të vjetër të një pjese të rrugëve në këtë komunë, që kohë më parë u zëvendësuan me emra të personaliteteve të shquara shqiptare.

“Theksojmë, se iniciativa e dërguar në Qytetin e Shkupit për miratim, përveç që është tendencioze, është edhe joligjore, sepse vendosja e emrave të rinj të figurave shqiptare është bërë duke i respektuar të gjitha procedurat ligjore dhe duke e respektuar plotësisht Parimin e Badinterit”, thuhet në deklaratën e fraksionit.

Ata i bëjnë thirrje publike kryetarit të Komunës Butel dhe kryetares së Qytetit të Shkupit t’i vendosin tabelat me emërtimet e reja në gjuhën shqipe sepse është obligim ligjor!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *