Aksion policorë në Shkup, arrestohen pesë persona për keqpërdorim dhe larje të paravesh

Lajme Maqedoni

Nëpunësit policor nga Departamenti për luftimin e krimit të organizuar dhe të rëndë dje në Shkup kanë arrestuar pesë persona për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe larje të parave.

“Dje (29.06.2023) në orët e pasdites dhe gjatë mbrëmjes nga zyrtarë policorë të MPB-së – Departamenti për Luftimin e krimit të organizuar dhe të rëndë, me urdhër të PTHP NJKOK dhe me urdhër të gjyqtarit të një në procedurë paraprake, pesë persona janë privuar nga liria në lidhje me nenin 273 paragrafi 5 dhe nenin 353 paragrafi 5 të Kodit Penal”, informoi MPB-ja.

Sipas Kodit Penal, neni 273 i referohet larjes së parave, ndërsa neni 353 për keqpërdorimin e pozitës zyrtare.

Disa nga mediat publikuan se në mesin e të arrestuarve ishte edhe pronari i “Tineks” dhe ish-kryetari i Komunës Qendër, Vladimir Todoroviq dhe ish-zyrtari në të njëjtën komunë, Vladimir Zdraev, për rastin e projektit “Shkupi 2014”.

Personat janë arrestuar dhe ndaluar në stacionin policor dhe gjatë ditës do të dalin pranë gjyqtarit të procedurës paraprake.

Për sot në orën 13 konferencë për shtyp ka paralajmëruar edhe Prokuroria publike. l

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *