Sindikatat konsiderojnë se metodologjia e re e propozuar nga Qeveria për pagat në sektorin publik mund të jetë zgjidhje e përhershme, por thonë se afati prej pesë vitesh për harmonizimin e Kontratës së Përgjithshme Kolektive, siç propozohet në të, është shumë i gjatë. Para fillimit të seancës së sotme të Këshillit Ekonomik dhe Social (KES) njoftuan se nuk do të pranojnë propozimet e ofruara nga Qeveria për rritjen e pagave në sektorin publik për këtë vit.
