Paratë e partive politike, cfarë konstatoi revizioni shtetërorë në raportin e publikuar dje

Lajme Maqedoni

Revizioni shtetërorë, ka konstatura paregullsi në raportet financiare në të tre partitë me të mëdha politike, LSDM-së, VMRO-DPMNE-se dhe BDI-së.

Bëhet fjalë për revizionin që është bërë për zgjedhjet 2021të cilët në verzionin përfundimtarë janë dhënë dje.
LSDM-ja në vitin 2021 ka realizuar të hyra perej 1.9 milion euro, kjo parti po këtë vitë ka harxhuar 1.8 milion euro.

Te partia qeverisëse, revizioni ka konstatuar se kjo parti posedon objekte ndërtimore të cilëve nuk u është verifikuar pronësia. Sipas revizionit, kontestuese jane 7 objekte në Qendër dhe në Kisella Vodë. Nga LSDM-ja, arsyetohen se ky process ka filluar që në vitin 1991 dhe edne vazhdon.

BDI në vitin 2021, ka pasur të hyra 1.9 milion euro, ndërsa ka harxhuar 1.3 milion euro.
Tek BDI është konstatuar parregullsi edhe tek antarësia. Këtu revizioni ka konstatuar se nga funksionarët e BDI-së, nuk është repsektuar limiti ligjorë për antarësinë, Problem tjetër që është hasur nga revizioni është edhe ajo së nuk japin të dhëna të sakta për shumën e parave që disponon partia, në përputhje me rregullativën e brendshme.
Te VMRO-DPMNE, revizori ka rezerva duke pasur parasyshë se në vitin 2018 një pjesë e pasurisë së kësaj partie është ngrirë me procedura gjyqësore.

Sipas Revizionit, VMRO-DPMNE, ka realizuar të ardhura prej 1.3 milion euro për vitin 2021 dhe po aq ka para ka harxhuar.
Sipas revizionit me pak para ka realizuar Partia Alternativa. Në llogarinë e sajë në vitin 2021 kanë hyrë 31 mijë euro ndërsa vitin e kanë përfunduar me humbje duke harzhuar 33 mijë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *