Lufta sistematike e VMRO-së, kundër BDI-së, Besian Ahmeti, nipi tjetër i Ali Ahmetit, në gotijen e radhës nga VMRO

Lajme Maqedoni

Cështjen e punësimeve, emërimeve apo përfshirjes së pjestarëve të familjes Ahmeti në biznese, VMRO-ja e ka shndëruar në një luft sistematike kundër BDI-së dhe liderit të sajë, Ali Ahmeti.

Në fokus tani është Besian Mehmeti, që sipas VMRO-së,është emëruar si Sekretari i Parë në Ambasadën në Bruksel, kurse nga viti 2007 deri në 2017 ka qenë pronar bashkë me vëllain Drinin, i firmës “Everest XHD”.
DRAGAN KOVAÇKI – VMRO DPMNE

“Besian Ahmeti tani nga pozita e zyrtarit gjatë një periudhe ishte emëruar për të monitoruar marrëveshjet për koncesione të mineraleve, biznes me të cilën merret firma e tij, që ka mbetur në pronësi të vëllait Drin Ahmeti”, tha Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE.

Opozita, nuk nguron ta drejtojë gishtin dhe akuzat për korrupsion tek lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
“Ali Ahmeti ndërton klanin Ahmeti. Derisa është deputet dhe lider I BDI-së, familjarët e tij hyjnë në biznese multimilionëshe dhe vendosin nëpër institucione për fatin e bizneseve tjera që mund të paraqiten si konkurent”, tha Kovaçki.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *