Kovaçevski: Nuk guxojmë ta humbim shjansin historik që kemi dhe duhet ta japim votën tonë për Evropën

Lajme Maqedoni

Me kancelarin Sholc diskutuam për të ardhmen tonë evropiane, mundësitë e hapura për zhvillim ekonomik të vendit pas anëtarësimit në NATO, negociatat me BE-në, progresin në procesin e skriningut, marrëveshjen e nënshkruar për FRONTEKS-in, për reformat konkrete dhe jo si më parë, të flasim se e gjithë kjo duhet të ndodhë. Dallimi për një kohë shumë të shkurtër është vërtet i madh dhe i dukshëm. Ka filluar një kapitull i ri në rrugën tonë evropiane, ndërsa qëllimi përfundimtar është anëtarësimi i plotëfuqishëm në BE dhe tani varet vetëm nga ne që këtë shans historik që kemi, nuk guxojmë ta humbim dhe duhet ta japim votën tonë për Evropën.

Këtë e theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e përbashkët për shtyp në Berlin me nikoqirin e tij, kancelarin gjerman Olaf Sholc.

“Me fillimin e negociatave dhe skriningun si dhe nënshkrimin e FRONTEKS-it, vitin e kaluar morëm konfirmim të plotë mbi përcaktimet tona për të ardhmen evropiane dhe konfirmim se gjuha maqedonase është e mbrojtur dhe është në të njëjtin nivel me gjuhët e tjera të Bashkimit Evropian”, ka thënë Kovaçevski.

Kjo Qeveri, shtoi ai, ka sjell vendime shumë të vështira, ka treguar liderizëm dhe guxim, ndërsa hapja e negociatave është bazë dhe mundësi për një të ardhme më të mirë, më të pasur, standard më të mirë jetësor për qytetarët.

“Procesi i negociatave ishte i vështirë, por fakt është se nga ai proces dolëm si vend që arriti të luftonte për pozicionet e saja. Në këtë kontekst, do doja që në emrin tim dhe në emër të popullit tim të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për mbështetjen që morëm nga populli gjerman me Rezolutën e miratuar nga Bundestagu, me çka Republika Federale e Gjermanisë inkurajon pa mëdyshje Maqedoninë e Veriut në rrugën e integrimit evropian dhe drejt anëtarësimit të plotëfuqishëm në Bashkimin Evropian”, tha kryeministri Kovaçevski.

Me Rezolutën e miratuar, shtoi ai, Berlini na jep nxitje shtesë për intensifikimin e mëtejshëm të agjendës reformuese në të gjitha sferat e shoqërisë sonë.

“Tani mbetet hapi tjetër, ndryshimet kushtetuese të cilat do të gjenden para Kuvendit tonë dhe 120 deputetëve tanë. Pres që ata të tregojnë sjellje shtetërore, të jenë në krye të detyrës dhe të marrin vendim që do të mundësojë të ardhme më të mirë për ne, për gjeneratat e ardhshme, për fëmijët tanë”, nënvizoi mes tjerash Kovaçevski.

“A do të jemi edhe ne atje, varet vetëm nga ne. Këtë shans historik që kemi, nuk duhet ta humbim dhe duhet të japim votën tonë për Evropën, për të ardhmen e fëmijëve tanë. Prandaj sot, me këtë rast, dëshiroj të konfirmoj edhe një herë vizionin dhe perspektivën tonë evropiane. E ardhmja jonë janë vlerat evropiane që ndajmë me miqtë tanë gjermanë. Ne bashkë me Bashkimin Evropian jemi të bashkuar në diversitetet”, porositi kryeministri Kovaçevski në konferencën e përbashkët për shtyp.

Republika Federale e Gjermanisë është partneri ynë kryesor politik, por edhe ekonomik, shtoi ai dhe gjatë kësaj periudhe tre dekadash të bashkëpunimit intensiv që nga vendosja e marrëdhënieve bilaterale, vendosëm dhe krijuam shkëmbim tregtar që vetëm vitin e kaluar arriti në 3.2 miliardë euro. Gjermania është partneri ynë i parë tregtar, partneri numër një. Rreth 50% e eksportit të përgjithshëm nga Maqedonia e Veriut është në Gjermani, theksoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *