SHBA-ja është partnere strategjike, e zyrtarizuar me marrëveshje adekuate dypalëshe, dhe gjithsesi veprimet, njohuritë dhe porositë të cilat i dërgojnë janë porosi të cilat duhet të merren parasysh seriozisht. Si kryetar i Kuvendit dhe si Kuvend, nuk kam arsye që të dyshoj në raportin, tha në brifingun me gazetarët sot kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi i pyetur për qëndrim në lidhje me ngjarjet me kryetarin e Strugës, Ramiz Merko, i cili është futur në listën e zezë të SHBA-së për korrupsion.
Më vonë në një deklaratë zyrtare për mediat, Xhaferi tha se: qëndrimet e përfaqësive diplomatike në vend nuk janë mjet i vlerësimit të Kuvendit.
Paraprakisht në takimin me gazetarët për statusin e Merkos në parti BDI, tha se ajo është qështje personale e personit të prekur dhe se ai është deklaruar se i ka ngrirë të gjitha aktivitetet në parti, si anëtar, dhe deklarata e tij e fundit është se institucionet duhet të veprojnë dhe të vërtetohet ose të hidhet poshtë konstatimi nga raporti i Departamentit të Shtetit.
Në lidhje me parashtrimin ose kërkesën për dorëheqje të Merkos nga funksioni i kryetarit, përjashtimit dhe veprimit në BDI, Xhaferi, i cili është pjesë e udhëheqësisë më të lartë të partisë, tregon për statutin e tij. Ai thotë se tani kompetencat janë te institucionet e tjera dhe se derisa të dëshmohet diçka, vlen prezumimi i pafajsisë.
Xhaferi nuk deshi që t’i komentojë edhe informacionet për blerjen e qendrës tregtare Soravia nga nipi i Ali Ahmetit. Për këtë ka institucione, tha Xhaferi.