– Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në çdo moment është i gatshëm ta fillojë procedurën për ndryshimet kushtetuese, deklaroi sot kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi në takim me gazetarët. Që nga momenti kur ata do të dorëzohen në Kuvend nga propozuesi e deri në momentin e përcaktimit të nevojës për ndryshimin e Kushtetutës janë të nevojshme 30 ditë. Për momentin, siç thotë, nuk ka paralajmërim se kur ndryshimet kushtetuese mund të hyjnë në procedurë kuvendore.
