Tre policet e rrëmbyer nga forcat serbe sot janë liruar

Maqedoni Rajoni

Lirohen tre policët që ishin rrëmbyer nga forcat serbe. Jozyrtarisht merret vesh se vendimi për lirim është marrë para pak minutash.

Rifat Zeka, Beqir Sefi e Mustafë Shemi, ishin arrestuar më 14 qershor.Policia derisa kishte konfirmuar arrestimin e tyre nga forcat serbe kishte thënë se “njësia policore patrulluese e kufirit ka qenë me detyre në pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë”.

Arrestimi i tre policëve kishte nxitur reagime të shumta në vend, ku u kërkua lirimi i menjëhershëm dhe pa kushte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *