Ministri Sveçla pret në takim 3 policët e liruar

Bota Lajme

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me menaxhmentin e Policisë së Kosovës, priti sot në takim tre zyrtarët policorë kufitar , Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shema.

Ata ishin kidnapuar nga njësitet policore-ushtarake të Serbisë, brenda territorit të Republikës së Kosovës, në kohën derisa ishin në detyrë zyrtare.

Siç njofton Zyra për Media e MPB-së, që të tre zyrtarëve policorë në seancën e sotme gjyqësore në Kralevë, u është konfirmuar aktakuza dhe janë liruar me procedurë të rregullt.

“Çka nënkupton se ndaj të njëjtëve do të vijojnë thirrjet dhe përndjekjet nga Serbia”, shkruan në komunikatë.

Sipas njoftimit zyrtar, gjendja e tyre shëndetësore fizike është relativisht e mirë, por me vullnet të fortë dhe kurajë për të vazhduar detyrën në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.

Ministri Sveçla, citohet t’u ketë shprehur mbështetjen e të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës, duke theksuar përkushtimin që ky rast i paprecedentë i Serbisë të mos kalojë pa përgjegjësi.

Në komunikatë shkruan se ky rast i montuar ndaj pjesëtarëve të Policisë duhet të mbyllet pa kushte dhe në tërësi.

Aty theksohet se Serbia duhet të gjykohet për agresionin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *