Ende ekziston problem i mbipopullimit të personave të gjzkuar dhe ksuhteve joadekuate në të cilët ata sistemohen, deklaroi Avokati I Popullit, Naser Ziberi, I cili e ilustroi edhe me fotografi kushtet në burgun e Idrizovës.
Në burgun më të madh të në vend në Idrizovë, në pjesën më të madhe të hapsirës nuk respektohen rregullat evropiane të burgjeve që parashikon që për një të dënjuar duhet të ketë minimalisht katër metër katrorë hapësirë individuale”, tha Ziberi.
Sipas tij në Idrizovë ka hasur në hapësir me sipërfaqe 14 metër katrorë ku janë të vendosur 15 persona të gjzkuar, ku 6 persona flejnë në dysheme ndërsa të tjerë në kreavte me kate.