Në një komunikatë të sajë BDI thotë se, VMRO-DPMNE është parti sinonim i krimit dhe korrupsionit dhe lideri i saj mburret gjithandej se i disaktësisht përmendësh të gjithë tenderët në komunat ku udhëheq VMRO-DPMNE.
Dhjetra procese gjyqësore janë ende aktie kundër zyrtarëve të tyre të shquar që nuk arritën të
largoheshin nga vendi, thuhet në komunikatën e BDI-së.
“VMRO-DPMNE është paria e fundit që duhet të asë për krimin dhe korrupsionin.
Mickoski dhe bashkëpunëtorët e tij vunë dorën në mjaltë kur erdhën për herë të parë në pushtet,
duke dëshmuar se asgjë tjetër nuk mund të pritet prej tyre.
VMRO-DPMNE është parti pa ideologji dhe pozitë, me lidhje që arrijnë deri në Kremlin dhe interesi i
vetëm i saj është dëshira e zhveshur për pushtet.
Është një organizatë patriotësh të rremë që i luten Zotit që dikush tjetër t’i zgjidhë problemet e
qytetarëve, ndërsa ata përtojnë nga nacionalizmi dhe nxitja e tensioneve.
Mickovski vazhdon të konfrontohet me BDI-në me dëshirë që do të perceptohet si polikan i ligës së
parë. E ka të kotë.
BDI qëndron qartë në qëndrimet e veta dhe mbështet institucionet hetimore që të kryejnë punën e
tyre pas çdo rasti apo dyshimi për parregullsi” thuhet në komunikatën e BDI-së.