Tre të arrestuar të moshës 31, 38 dhe 50 vjeçare është bilanci i aksionit të sotëm policor në Gazi Babë

Lajme Maqedoni

Tre të arrestuar të moshës 31, 38 dhe 50 vjeçare është bilanci i aksionit të sotëm policor në Gazi Babë të Shkupit, përcjell KlanM. Tek të arrestuarit, siç thonë nga MPB janë gjetur marihuanë dhe mjete tjera për përpunimin e saj.

“Më datën 24.06.2023 nga ana e Njësitit për Tregti të Palejuar me Drogë-Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë pranë SPB Shkup, me përkrahjen e Njësitit të Policisë Intervenuese nga liria janë privuar N.P. (38), V.K. (50) dhe M.Ç. (31) të gjthë nga Shkupi. Në të vërtetë, gjatë bastisjeve në dy lokacione në rajonin e Gazi Babës, të kryera me urdhër gjyqësor, në shtëpinë e N.P. ku e pranishme ka qenë edhe V.K., me të cilën ka jetuar, është gjetur marihuanë në procesin e tharjes, terezi dixhitale dhe një shumë më e madhe e të hollave për të cilat ekziston dyshimi se janë nga shitja e paligjshme e drogës, kurse në shtëpinë e M.K. është gjetur një kavanoz me marihuanë, 2 paketime me marihuanë, 15 qese të vogla me marihuanë të përgatitura për shitje, një terezi dixhitale me mbetje të drogës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Personat janë privuar nga liria dhe janë në mbajtje në stacion policor dhe kundër tyre do të parashtrohen kallëzime penale sipas nenit 215 të Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *