Reagimet në botë për situatën në Rusi

Bota Lajme

Pas rebelimit të forcave ushtarake Wagner në Rusi, kundrejt udhëheqjes aktuale ruse, më konkretisht presidentin rus Vladimir Putin, duke krijuar gjendje kaosi në Rusi kanë reaguar një numër i madh shtetesh.

Finlanda

Reagimin ndaj një situate të tillë kaotike në Rusi, e ka bërë Finlanda, si shtet fqi i Rusisë.

Kështu, kryeministri Petteri Orpo duke analizuar gjendjen në Rusi, ka parë të arsyeshme që të kontaktojë me shtetet fqinje, me Estoninë e Letoninë.

Lidhur me këtë situate dramatike në Rusi, kryeminnistri finlandez ka folur me kryeministrat e Estonisë dhe Letonisë.

“Ramë dakord për bashkëpunim të ngushtë,” ka shkruar kryeministri finalndez, Petteri Orpo, në llogarinë e tij në Twitter.

Si kryeministrja estoneze, Kallas, ashtu edhe homlogu i saj letonez, Krisjanis Karins, njoftuan në llogaritë e tyre në Twitter më herët të shtunën se kishin rritur kontrollet në kufijtë e tyre lindorë.

Gjithashtu edhye presidenti finlandez Saulo Niinistö dhe ministri i Jashtëm, Valtonen po i ndjekin nga afër zhvillimet në Rusi

Britani e Madhe

Situata dramatike në Rusi ka zgjuar gjithashtu vëmendjen edhe në Britaninë e Madhe.

Kështu, Komiteti i Emergjencave në Britaninë e Madhe është mbledhur për të diskutuar situatën në Rusi.

Komiteti i Emergjencave i qeverisë britanike, ose “Kobra”, do të mblidhet sot për të diskutuar situatën në Rusi, bërit të ditur perms Twitter-it gazetarja e BBC, Laura Kuenssberg.

Sipas Kuennsberg, kryeministri Rishi Sunak pritet të zhvillojë bisedime me aleatët e vendit.

Rusi

(Plotësuar, ora 13:00, sipas kohës sonë) Ushtria ruse ka hapur zjarr ndaj trupave Wagner pranë Voronezh

Helikopterët e ushtrisë ruse kanë hapur zjarr ndaj trupave të grupit mercenar Wagner në autostradën M4 jashtë qytetit Voronezh, sipas një dëshmitari okular.

Dëshmitarët thanë më parë se forcat Wagner kishin kaluar qytetin e Voronezh të shtunën pasdite.

(Plotësuar, ora 12:00, sipas kohës sonë) Trupat Wagner janë duke marshuar në drejtim të Moskës

Sipas dëshmitarit okular, trupat Wagner janë duke marshuar në drejtim të Moskës.

E një analist në CNA, një organizatë e specializuar në çështjet e sigurisë, i cili foli në kushte anonimiteti, bëri të ditur se grupi po shkon drejt veriut në autostradën M4 për në Moskë.

Sipas tweet-it të analistit, qeveria ruse “duhet të shqetësohet” se trupat Wagner do të jenë në gjendje të mbajnë pajisje të tilla të rënda qindra kilometra përgjatë rrugës kryesore.

Guvernatori i rajonit të Lipetskut, Igor Artamonov, tha më parë të shtunën se autostrada M4 ishte mbyllur rreth 400 kilometra nga Moska.

Udhëheqësi i Wagner Prigozhin ka thënë më parë se trupat do të udhëtojnë në Moskë, në qoftë se ai nuk është në gjendje të diskutojë situatën me udhëheqjen e Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *