Prigozhin: Do të nisemi drejt Moskës, “Vagner” e kontrollon Rostovin

Bota Lajme

Shefi i grupit “Vagner”, Evgenij Prigozhin, pretendon se njësitë e tij kanë marrë kontrollin e qytetit të Rostov mbi Don, ndërsa presidenti rus përgatitet për një fjalim publik emergjent.

Ushtria po ecën nëpër Rostov, ndërsa patrullojnë automjetet e blinduara.

Prigozhin tha se forcat e “Vagnerit” do të vazhdojnë ta bllokojnë qytetin dhe të lëvizin drejtë Moskës, derisa shefat e mbrojtjes Sergej Shojgu dhe Valeri Gerasimov nuk vijnë ta takojnë.

Kujtojmë se ushtarët e grupit “Vagner” nën kontrollin e Prigozhin shkuan në Rostov mbi Don, pas akuzës së tij se ushtria ruse po “i shkatërronte” luftëtarët e tij.

Prigozhin premtoi se do ta parandalojë “të keqen” e udhëheqjes ushtarake dhe shpalli “marshimin e drejtësisë” të ushtarëve të tij.

Moska ka reaguar duke nisur një hetim për kreun e grupit “Vagner”, i cili u akuzua për nxitjen e luftës civile.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *