Kreu i Wagnerit i shpall luftë Moskës: Do eliminojmë udhëheqjen ushtarake ruse

Bota Lajme

Udhëheqësi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin i shpalli zyrtarisht luftë Mos

Ai ka bërë thirrje për ndalim të krerëve ustarakë rusë pasi ai akuzoi trupat e rregullta për bombardimin e kampeve të luftëtarëve të tij me urdhër të ministrit të mbrojtjes Sergei Shoigu duke paralajmëruar një numër të madh vdekjesh.

Themeluesi i kompanisë famëkeqe të mercenarëve rusë, Prigozhin, ka denoncuar se ushtria ruse ka kryer sulme me raketa në fushat e pasme të Wagner-it në zonën e Kurskut. Pas sulmit, Prigozhin njoftoi se do të eliminonte udhëheqjen ushtarake të Rusisë.

“Ne jemi 25,000,” tha udhëheqësi i milicisë, duke u bërë thirrje rusëve, veçanërisht ushtarëve, që t’u bashkohen atyre dhe jo për të bërë rezistencë në atë që “nuk është një grusht shteti ushtarak, por një marshim drejtësie”.

Përgjigja nga Moska ishte e menjëhershme, Ministria ruse e Mbrojtjes hodhi poshtë të gjitha akuzat për sulme ndaj mercenarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *