More, pse të mos angazhohet politika shqiptare, integjenca shqiptare, populli shqiptar në përgjithësi – në heqjen qafe të kësaj nofkeje “famoze”, që shteti ku jetojmë edhe Ne shqiptarët, që të gjitha çështjet identitare në vend, të mbajnë vulën identitare maqedone, si:
Bullgaria insiston që të mos përdoret mbiemri identitar: maqedonas,(e), ndërsa politik(uajt) “tanë” , hanë glasa me krande… dhe pranojnë që shteti ku jetojmë edhe Ne shqiptarët, që të gjitha çështjet identitare në vend, të mbajnë vulën identitare maqedone, si:
- “Makedonska drxhava” (Ku është “shtetformuesia” e shqiptarëve?);
- “Makedonski identitet”, (A thua vallë, Ne nuk kemi identitet?)
- “Makedonski jazik” ( Oho,ho! Si u kënaqëm me eurointegrimet …! Gjuha shqipe le të vazhdojë të përdhoset hala si “gjuhë që flasin mbi 20% e popullatës”) ;
- “Makedonska kultura”, (Si nuk kuptojmë që dekulturimi I shqiptarëve është pjesë e asimilimit?)
- “Makedonska istorija” – (Si lejojmë të na pjerdhin historinë tonë shqiptare?),
- “Makedonska zemja”, (O, Zot! Në cilën Tokë do të na varrosin kur do të ikim nga kjo botë?)
- ” Makedonsko nebo”, (Zoti madh, në cilin qiell do të na fluturojë shpirti kur do të kalojmë Arshin?)
- “ Makedonska policija” (Ehe, ku janë policët shqiptarë),
- “Makedonska odbrana” (Ore, kush i mbron shqiptarët?).
Oh, si s’kam një grusht të fortë e t’i m’shoj malit që s’bëzan!…
More, pse të mos angazhohet politika shqiptare, integjenca shqiptare, populli shqiptar në përgjithësi – në heqjen qafe të kësaj nofkeje “famoze” , të zëvendësohet e të merr trajtën e reagimit shumë të drejtë të palës bullgare? Përkatësisht, ky formulim fashist ndaj shqiptarëve, pse të mos e merr “pronorin eufemik”: … e Maqedonisë; … të Maqedonisë…? dhe , se, gjuha shqipe të jetë shqipe (албански јазик)).
E, ç’të thuash?
Gjithçka në këtë torzo-shtet , në saje të “heshtjes” së “tufës” dhe “politankëve” tanë pishpirikë e të shitur, (të cilët, për vehte po i qesin punët në dyzen, duke i hypur rrogat për 78%), akoma kjo kajde po vazhdon t’i ngjajë punës së qenve të tufës që hanë delet bashkë me ujqit…!
Për fund: Budallakia ka një emër…!