Borrell i shqetësuar për situatën në veri: Nuk i tolerojmë përshkallëzimet

Bota Lajme

Komisionari për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, ka reaguar të premten mbrëmë, pas arrestimeve të serbëve dhe ndaj marshit të FSK-së në Mitrovicë. Ai është shprehur tejet i shqetësuar me situatën në veriun e Kosovës.

“Arrestime jashtëgjyqësore të serbëve të Kosovës dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës që marshojnë në Mitrovicën e Jugut; e ndjekur nga retorika e rëndë nga Serbia. Pavarësisht takimit të djeshëm të krizës, përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë”, ka shkruar Borell në Twitter.

Kujtojmë se një ditë më parë në Bruksel, shefi i BE-së Borell ka takuar ndaras kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, me idenë për tejkalimin e krizës në veriun e Kosovës.

Nga ky takim dy palët janë pajtuar që në veri të ketë zgjedhe të reja, derisa Borell i kërkoi Kosovës që t’i tërheq policinë speciale nga godinat e objekteve komunale, ndërsa nga Serbia kërkoi që të sigurojë, që protestuesit të largohen nga ndërtesat e komunave në veri.

E sot, autoritetet kosovare, pas hetimeve intensive kanë arrestuar një qytetarë serb në Mitrovicën e Veriut, si i dyshuar për përfshirje në rast të sulmit dhe rrezikimit të personave nën mbrojtje ndërkombëtare – KFOR-it.

E po ashtu Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar marsh kondicional me 215 ushtarë, nga kazerma “Minatori” deri ne fshatin Frashër të Mitrovicës, dhe është kthyer në bazë. Për këtë, FSK bërë të ditur se ka qenë në dijeni Komandanti i Batalionit të KFOR-it, dhe stafi i tij, të vendosur në bazën e tyre në Maxhunaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *