27 orë not nga brigjet e Italisë drejt Vlorës, Eva Buzo mesazh nga spitali: Jam mirë, notova gjatë? Video

Bota Lajme

Eva Buzo pasi është qetësuar në ambientet e spitalit të Vlorës, ka përshëndetur me një mesazh të gjithë ata që i qëndruan pranë.

Atletja shqiptare e cila ndërpreu misionin e saj pas 27 orësh not, thotë se ndihet mirë dhe është e shëndetshme.

“Përshëndetje të gjithëve, dua të them një mesazh për ju. Ndihem shumë mirë dhe jam e shëndetshme. Notova për një kohë tepër të gjatë dhe tani thjesht dua të ha një picë të madhe dhe një pije energjike. Po më mbajnë në spital thjesht për një observim të gjendjes sime shëndetësore. Do të dëgjohemi përsëri shumë shpejt derisa sa të qetësohem. Wow çfarë noti!”-thotë Eva.

Notarja Eva Buzo u detyrua ta lërë në mes sfidën e saj për të përshkuar me not kanalin e Otrantos. E nisur nga Italia drejt Vlorë, Buzo pati probleme shëndetësore 27 orë pas qëndrimit në ujë.E nisur me not të enjten në mëngjes, avokatja 35 vjeçare duhet të mbërrinte në Vlorë mbrëmjen e së premtes por u detyrua ta linte në mes këtë nismë pak milje larg Karaburunit teksa i ishin shfaqur tashmë brigjet shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *