„Këngëzime folklorike”, libri më i ri i shkrimtarit, studjuesit Syrja Etemi, një “kutie magjike”, e këngës folklorike

Kulture Lajme

Libri I fundit I shkrimtarit Syrja Etemi nga folkloristika – I titulluar: „Këngëzime folklorike dyzërëshe” si një përmbledhje këngësh folklorike bifonike, të cilat janë kënduar dhe akoma po vazhdojnë të këndohen nga rapsodë e këngëtarë të ndryshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut, po demolon këto kufinj administrativë të këtyre viseve të Ballkanit.

Është me rëndësi të potencohet fakti se, këngët e mbledhura dhe të përfshira në këtë libër, dallojnë nga këngët e trevave tjera të gjeografisë shqiptare, sidomos për nga stili, mekami dhe melodioziteti (me të veçantën e saj bifonike), por edhe me ca primesa të vogla polifonike, sidomos ato të rrethit të Kërçovës.

Ky këngëzim apo kjo këngë me këtë melos ka një shtrirje të gjerë në viset e Maqedonisë perëndimore, duke filluar nga Karadaku e Derveni, për të vazhduar në Pollog me Gostivar, Rekë e Epërme e deri në Kërçovë, e cila me këltë trajtë, në kujtesën e atij që e ka dëgjuar një herë, i vjen si një legjendë – shumë-shumë e lashtë; për t’i kundërmuar si një aromë dehëse e ngazëllyese… E, pse mos ta kultivojmë, ta përcjellim e ta përjetësojmë atë ndër breza? Materialin e vjelur ja te e keni brenda kësaj “kutie magjike”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *