Asi i Manchester Cityt, Bernardo Silva raportohet se do të jetë lojtari i radhës që do të transferohet në Arabinë Saudite.
Sipas ‘Marca’ portugezi është afër marrëveshjes me një klub saudite.
28-vjeçari ka kontratë me Cityn deri në vitin 2025, por lojtari prej kohësh kërkohet nga Barcelona dhe PSG.
Megjithatë, siç raportohet, Silva do të jetë ylli i radhës evropian që do të transferohet në Arabinë Saudite, duke ndjekur rrugën e Cristiano Ronaldos, Karim Benzemas dhe N’Golo Kante të Chelsea-s.