Disa mbetje momentalisht të paidentifikuara janë gjetur në zonën e kërkimit pranë Titaniku

Bota Lajme

Disa mbetje momentalisht të paidentifikuara janë gjetur në zonën e kërkimit pranë Titanikut, aty ku prej së hënës vijojnë kërkimet për të gjetur nëndetësen e zhdukur me 5 persona në bord.

Lajmi u bë i ditur nga roja Bregdetare Amerikane. Në një postim në Twitter, thuhet se mbetjet e gjetura, të cilat momentalisht nuk dihet kujt i përkasin, po vlerësohen nga ekspertët.

Roja Bregdetare Amerikane pritet që të dalë në një konferencë për shtyp për të dhënë më shumë detaje. Sipas autoriteteve, mbetjet u zbuluan nga ROV (një mjet që komandohet në distancë), në fund të oqeanit, pranë rrënojave të Titanikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *