Besimi: BDI sot do të dalë me deklaratë për rastin Merko

Lajme Maqedoni

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot do të deklarohet lidhur me vendosjen e kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko në listën e zezë të SHBA-së. Ministri i Financave, Fatmir Besimi, i cili vjen nga radhët e kësaj partie, e cila është pjesë e koalicionit qeveritar, deklaroi se nga partia do të ketë qëndrim dhe deklaratë lidhur me atë.

“Edhe atje lidhur me atë në program është vetingu dhe në përgjithësi në vend do të keni qëndrim nga partia”, tha Besimi.

Ai nuk dëshiroi të përgjigjet se si ai e sheh këtë situatë dhe vendosjen e Merkos në listën e zezë.

“Më pyesni për pyetje politike dje për partiake. Atë do ta keni sot gjatë ditës, nga partia”, tha Besimi, i cili ishte në konferencën e ASHAM-it.

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq konsideorn se është mirë të merremi me rastin me Merkon dhe institucionet tona.

“Çdo sinjal nga partneri ynë strategjik duhet të merret seriozisht parasysh. Ndërkaq rreth hapave politik dhe hapave të mëtejmë institucional duhet të pronocohet gjithsesi partia politike së cilës i tkaon zotëri merko dhe institucionet kompetente”, tha Mariçiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *