Zëdhënësi I BDI-së I respekton vendimet e SHBA-së, për Ramiz Merkon dhe I konsideronë qëllim mira.
BDI kërkon që institucionet në vend menjëherë të nisin hetim të gjithanshëm ndaj kryetarit të Komunës së Strugës Ramiz Merko për të gjitha pretendimet dhe informacionet e mundshme që dalin nga vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për vendosjen e tij në “listën e zezë” të SHBA-së për shkak të “korrupsionit të rëndësishëm”, tha sot ministri i Punëve të Jashtme dhe zëdhënës i BDI-së, Bujar Osmani.