Ageler: Udhëheqja e Maqedonisë së Veriut duhet të gjejë një mënyrë për të marrë drejtimin e duhur, SHBA do t’ju mbështesë, por këtë nuk mund ta bëjë për ju.
Ambasadorja amerikane Anxhela Ageler sot me mesazh se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE, ndër të tjera, do ta ndihmojë vendin që të përballet më mirë me sfidat e brendshme, njëra prej të cilave është korrupsioni. Në fjalimin e saj në konferencën “Marrëdhëniet ndërmjet SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut në një epokë të trazirave gjeopolitike” organizuar nga Qendra Presidenciale për Edukim Politik, tha se një anketë e kryer së fundi ka treguar se korrupsioni është një nga arsyet kryesore të emigrimit të të rinjve nga vendi. Ajo u tha liderëve në vend se duhet të gjejnë një rrugë dhe ta drejtojnë vendin në drejtimin e duhur dhe i dërgoi mesazh qeverisë dhe opozitës që të lënë mënjanë politikën për çështje thelbësore dhe të mendojnë për të mirën e qytetarët.