Ambasadorja amerikane në Shkup, Angjela Ageler, ka deklaruar se lista e zezë amerikane do të zgjedrohet edhe përvec kryetarit të Strugës, Ramiz Merko do të ketë edhe të tjerë të qytetarëve të Maqedoniës. Ajo nuk precizoi se kur do të sillet një vendim I tillë.
“Ky proces zgjatë dhe është një proces I cili realizohet në mënyrë shumë të kujdeshsme dhe bëhet revizioni I të gjitha fakteve dhe gjithckaje që është vërtetuar. Ka një list të emrave që është në proces të revizionit dhe ryshikimit dhe pasi të vërtetohen të gjitha faktet do të sillet vendimi. Nuk mund të themë gjë për afate kohore kur do të realizohet, por do të ketë edhe të tjerë n listë”, tha Ageler.
Në SHBA, tha Ageler ka një qasje shumë serioze ndaj korrupcionit.
“Cdoherë kur do të ketë të faktye për korrupcion, mendojë se populli I Maqedonisë duhet dijë dhe të ketë të zgjedhur që duhet të jenë stabil dhe të besueshëm. Këtu përfundon angazhimi I SHBA-së dhe ne nuk mund të themi se cfarë më tutje duhet të bëjë qeveria dhe gjyqësori në Maqedoninë e Veriut”. Tha Ageler.
Ajo tha se vendosja e Ramiz Merkos në lsitën e zezë amerikane është në përputhje me ligjet amerikane, kur fakte të forta për korrupcion.