Të dhënat nga “Monitori I Inflacionit”, për këtë muaj tregojnë se gjendja në vend nuk është e mirë.
Këto të dhëna tregojnë se inflacioni në Maqedoninë e Veriut është më e lartë se në Evropë ndërsa më së shumti rritje ka pasur te arrtikujt ushqimorë, shërbime hotelerike dhe mobilje. Kështu ushqimi tek ne është rritur për 14.6 %, ndërsa në vednet evropiane vetëm 5.3%.
Nga qeveria presin që inflacioni të biëre vetë, por ndikim të madhë do të kenë faktorë të jashtëm.
“Jemi ballafaquar me fenomene ekonomike që nuk njohin kufinj që ndikojnë në definimin e performansës tonë. Kriza ekonomike ende nuk ka mbaruar, cështjet energjetike ende nuk janë mbyllur. Ekzistojnë shumë faktorë të ndryshueshëm që ndikojnë në rritjen e inflacionit”, thonë nga qeveria