Zjarr masiv në Disneyland-in e Gjermanisë

Bota Lajme

Një zjarr masiv ka përfshirë parkun më të madh të lojërave në Gjermani, duke detyruar autoritetet të ndërhyjnë dhe të evakuuojnë me mijëra njerëz

Videot nga vendngjarja janë shpërndarë me shpejtësi në internet, ku shihen vizitorët teksa largohen me vrap nga parku Europa-Park.

Disa prej personave të pranishëm tregojnë se në parkun e njohur ndryshe si Disneyland-i i Gjermanisë janë dëgjuar dhe shpërthime.

Zjarri përfshiu në fillim seksionin austriak të parkut për të kaluar më pas në shpellën e Diamantit, ndërkohë që shkaqet e nisjes së tij janë ende të paqarta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *