Vukashinoviq u arrestua për sulm ndaj kameramanit dhe ekipit të RTK-së

Bota Lajme

Policia e Kosovës ka konfirmuar se i arrestuari Urosh Vukashinoviq, është prangosur si i dyshuar për sulmet e kryera prej tij, ndaj gazetarëve, më 16 qershor në Leposaviq.

Konkretisht, Policia e Kosovës ka saktësuar për RTKlive se i njëjti është prangosur lidhur me rastin e sulmit fizik që ka kryer ndaj kameramanit të RTK-së, Bardh Bekteshi.

“Po, arrestimi i tij është kryer për këtë rast”, konfirmojnë nga Policia e Kosovës, por pa dhënë detaje të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *