Të paktën pesë palestinezë humbën jetën sot, mes të cilëve edhe një djalë 15-vjeçar

Bota Lajme

Të paktën pesë palestinezë humbën jetën sot, mes të cilëve edhe një djalë 15-vjeçar, ndërsa më shumë se 90 u plagosën kur ushtarët izraelitë hynë në kampin e refugjatëve Xhenin në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Shtatë ushtarë izraelitë u plagosën me këtë rast, njoftoi armata.

Ndërhyrja e ushtarëve izraelitë duke qëlluar nga një helikopter shkaktoi konflikt të ashpër që prej vitesh nuk është parë në Bregun Perëndimor.

Ushtria izraelite njoftoi se helikopterët ushtarakë hapën zjarr ndaj palestinezëve të armatosur, ndërsa forcat e sigurisë u përpoqën të largonin automjetet e dëmtuara ushtarake nga kampi.

Forcat izraelite rrallë sulmojnë objektiva palestinezë në Bregun Perëndimor nga ajri.

Sipas mediave izraelite, që nga “Intifada” e dytë – kryengritja palestineze kundër pushtimit izraelit, në atë territor nuk ka pasur të shtëna nga helikopterët. Xhenin, bastion palestinez, ishte atëherë skena e betejave të mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *