Kurti, ka thënë që ka kërkuar zvogëlimin gradual të numrit të policëve në Veri

Bota Lajme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë që ka kërkuar zvogëlimin gradual të numrit të policëve në objektet e komunave veriore.

Ai tha se për Policinë çdo komunë është e njëjtë, derisa shtoi se “veprimet bëhen duke u bazuar në kushtetueshmëri”.

“Për shkak se ka ekstremistë të dhunshëm, duhet të ketë polici të Kosovës në këto ndërtesa. Kam kërkuar që gradualisht ta zvogëloj numrin e policëve, por me sundimin e ligjit që bën që të përballen me drejtësi ata kriminelë që sulmuan KFOR-in dhe gazetarët. Për Policinë çdo komunë është e njëjtë, veprimet bëhen duke u bazuar në kushtetutshmërisë”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *