Bjellorusia u jep goditje të madhe shpresave të Kosovës për Euro 2024

Lajme Sport

Kosova ka pësuar humbjen e parë në kualifikimet e vlefshme për Euro 2024. Kjo ka ndodhur të hënën në Budapest, ku “Dardanët” janë mposhtur nga Bjellorusia me rezultat 2-1.

Bjellorusia i shënon dy gola Kosovës për dy minuta

Bjellorusia ka kaluar në avantazh të dyfishtë përballë Kosovës. Dhe krejt kjo ka ndodhur për dy minuta.

Një top i kthyer gabimisht nga Hekuran Kryeziu në minutën e shtatëdhjetë e tretë ka bërë që bjellorusët të përfitojnë dhe Morozov të realizojë.

Ende pa e marrë veten Kosova nga goli i parë ka ardhur edhe goli i dytë. Ka qenë minuta e shtatëdhjetë e pestë kur Ebong ka shënuar nga afërsia.

Në dispozicion të Kosovës për të bërë ndonjë ndryshim janë edhe rreth pesëmbëdhjetë minuta.

Humbja e kësaj ndeshje e lë Kosovën pothuajse pa mundësi kualifikimi në Euro 2024.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *