Arrestohet vozitësi i Folksvagen – Turan që ishte pjesë e aksidentin në rrugën e Bllacës, me pasoja tragjike për BMV nga Kosova

Lajme Maqedoni

Nga MPB e Maqedonisë së Veriut informojnë se vozitësi I veturës së tipit Folksvagen – Turan, I cili ka goditur veturën e tipit BMV me targa të Kosovës duke rënë në lumen Lepenc me katër persona Brenda është arrestuar.

64 vjeçari nga Shkupi është arrestuar nga policia pas aksidentit të të shtunës kur një automjet me targa të Kosovës ra në lumin Lepenc, rrugës për në Bllacë. I arrestuari dyshohet si pjesëmarrës në aksidentin mes veturës me targa të Kosovës dhe automjetit të drejtuar prej tij me targa të Shkupit, informon KlanM.

Ai do të mbahet derisa të përfundojnë hetimet për të zbardhur arsyet e plota të aksidentit, ndërkohë që në terren vazhdon operacioni i kërkimit për tre anëtarët e familjes Pacolli, që ende rezultojnë të zhdukur në ujërat e lumit.

“Me datë 17.06.2023 rreth orës 15:20 është raportuar se në rrugën Shkup – VK Bllacë ka ndodhur një aksident trafiku, me të cilin janë përfshirë automjeti i pasagjerëve ‘Volksëagen Turan’ me targa të Shkupit i drejtuar nga B.B (64) nga Shkupi dhe një veturë të udhëtarëve ‘BMË’ me targa të Kosovës e drejtuar nga NP (60) nga Kosova, e cila pas aksidentit ka rënë në lumin Lepenc. Në mjetin tip BMË, sipas kallëzimit, përveç drejtuesit të mjetit ndodheshin edhe tre pasagjerë M.P (48), Sh.P (21) dhe një i mitur 16-vjeçar. Pas aksidentit pasagjeri Sh.P është nxjerrë nga lumi dhe është transportuar në spitalin ‘8 Shtatori’, ku mjeku i ka konstatuar lëndime trupore, ndërsa tre personat e tjerë janë në kërkim nga ekipet e Departamentit të Operacioneve Speciale të Policisë. Prokurori publik dhe ekipi nga SPB Shkup kanë këqyrur vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit publik drejtuesi i mjetit ‘Volksëagen Touran’ B.B hiqet liria dhe ndalohet për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *