Një familje nga Maqedonia e Veriut aksidentohet në Shqipëri, humbë jetën vajza 8 vjecare

Lajme Maqedoni

Në një aksident komunikacioni që sot pasdite ka ndodhur në Shqipëri jetën e ka humbur një vajzë 8 vjecare nga Maqedonia e Veriut, ndërsa 5 persona janë lënduar.

Fatkeqësia e komunikacionit ka ndodhur në rrugën Elbasan – Peqin në fshatin Paulish. Aksidenti ka ndodhur mes veturës tip Golf me targa të Gostivarit I drejtuar nga shtetasi I Maqedonisë, T.B që ka lëvizur nga Elbasani drejtë Peqinit dhe veturës të drejtuar nga A.H, banorë I Kavajës.

Duke u thirrur në të dhënat policore mediat transmetojnë se T.B ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka goditur veturën tjetër duke përfunduar në rrethojat e rrugës.

Ne këtë aksident automobilistik lëndime ka marrë nëna e fëmijës së vdekur T.B dhe vajza 11 vjecare si dhe personi A.H dhe dy persona të tjerë që kanë qenë në veturë më të, të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.
Shkak për aksidentit konsiderohet se është lagështia në rrugë dhe mospërshtatja e shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *