Mot ligë me shira të rrëmbyeshëm dhe erë të përforcuar pasditen e sotme ka goditur Kumanovën me rrethinë. Rrugët në pjesën qendrore janë përmbytur, pasi pusetat nuk kanë absorbuar sasinë e madhe të ujit, ndërsa era e fuqishme ka shkulur edhe disa drunj.
