Dortmundi është klubi më i suksesshëm në merkato

Lajme Sport

Borussia Dortmund dështoi për të fituar titullin e Bundesligës, por verdhezinjtë dijnë se si të fitojnë jashtë fushave. Gjermanët konfirmuan edhe njëherë se janë klubi më i suksesshëm në merkato, me Dortmund që është fituesi i madh në transferimet e lojtarëve në vitet e fundit. Me largimin e Jude Bellingham drejt Real Madrid, gjermanët e dërguan shifrën e fitimeve nga shitja e lojtarëve të kryera në dekadën e fundit në 684 milionë euro. Xhevahiri anglez do shtojë rreth 140 milionë euro në buxhetin e Dortmund për të qënë lojtari i dytë më i shtrenjtë në histori.

Ndër shitjet më të shtrenjta janë ato të Ousmane Dembele, i cili firmosi te Barcelona për mbi 135 milionë euro, por edhe Jadon Sancho, që nënshkroi për Manchester United për më shumë se 85 milionë. Këtyre i shtohen edhe lojtarë si Aubameyang te Arsenali, apo Pulisic nga Chelsea, të dy nga 64 milionë euro. Të ardhura të majme solli edhe largimi i Haaland, 60 milionë euro nga kalimi i tij te Manchester City. Pra një total prej më shumë se 684 milionë euro, me Dortmund që fiton gjithmonë në merkato. Gjermanët e blenë Bellingham një vit më parë për 29 milionë euro për ta pesëfishuar më pas vlerën e kartonit të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *